Me poezinë kushtuar Ukshin Hotit, poeti Sami Mulaj nderohet me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”

Kultura

Me poezinë kushtuar Ukshin Hotit, poeti Sami Mulaj nderohet me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”

Nga: M.L. Më: 12 gusht 2025 Në ora: 18:18
Autori Sami Mulaj

Poeti i njohur Sami Mulaj është vlerësuar me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”. Në një postim në Facebook, ai shprehu mirënjohjen e thellë për këtë çmim, duke e cilësuar si një nder, frymëzim dhe gëzim që e ndan me të gjithë ata që e kanë lexuar, besuar dhe mbështetur në rrugën e tij të fjalës.

“Ky vlerësim është një nder dhe frymëzim për të vazhduar dhe një gëzim që e ndaj me të gjithë ata që më kanë lexuar, besuar dhe mbështetur në rrugën time të fjalës. Faleminderit!”, shkroi Mulaj.

Me këtë rast, ai publikoi edhe poezinë e tij të titulluar “Krusha e Madhe”, kushtuar kujtimit të veprimtarit dhe mendimtarit të shquar Ukshin Hoti, që prej 26 vitesh mbetet pa një varr. Poezia përshkruan me tone të dhimbshme dhe metaforike mungesën e stinëve, luleve e dritës në vendlindjen e Hotit, si një shenjë e humbjes dhe plagës që nuk mbyllet.

Ky çmim i karrierës vjen si njohje e kontributit të Sami Mulajt në letërsinë shqipe dhe krijimtarinë poetike që prej vitesh ka prekur zemrat e lexuesve.

Poezia:

Shtepia Botuese "Garip Troci"!

-Konkursi Poetik i Veres-

KRUSHË E MADHE

Nga Sami Mulaj

-26 vjetë pa varr Ukshin Hoti-

Stinet pse nuk vijne

në Krushen e Madhe

aty ka vetem nje stine

stina e shiut

Lulet e Majit

aty pse nuk celin

dhe pranverat

pa pranvere aty vijne

Qershite aty nuk pjeken

e vera pa vere

vjen gjithnje

Mollet në rreme

në fund vjeshte

ngelen

te mberdhira

Zogjte shtegtare

nuk iken në prag dimri

se ne pranvere aty

nuk erdhen

Nga qielli i saj

pa pra

shiu nuk ndalet

e toka nuk ngihet

Nje varr mbi gure

eshte i hapur aty

Eshte Loti i nenave

qiell Kosove shi

qe shpoj ate varr

në ate gure te zi

Ukshin Hoti

Vetem lote

te falem ty

Pa ti fale

dy metra dhe

stinet nuk do te vijne

Loti nuk do te ndalet

e stina e shiut

pa diell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat