Gucia shkëlqen pas vendosjes së bustit të Shën Nënë Terezës në oborrin e kishës ‘Shna Ndout’

Kultura

Gucia shkëlqen pas vendosjes së bustit të Shën Nënë Terezës në oborrin e kishës ‘Shna Ndout’

Nga: Flamur Gashi Më: 24 gusht 2025 Në ora: 17:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky bust pret që sa më shpejt, në sheshe, shkolla, vende përkujtimore të Plavës dhe Gucisë, t’u bashkohen në shtatore, buste e pllaka përkujtimore, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Jakup Ferri, Ali Pashë Gucia, Josip Rela, Esat Mekuli dhe shumë e shumë patriotë e intelektualë të tjerë të këtyre viseve e më gjerë, që kontribuan për këto troje dhe për bashkimin kombëtar.

Dhashte Zoti që shqiptarët të jenë më të përgjegjshëm dhe më të ndërgjegjshëm, që të mos ndodhë siç ndodhi me bustin e patriotit Isuf Kamer Çelaj...

Gucia, Plava, Rozhaja, Tivari, Sanxhaku, janë pjesë e krenarisë, por edhe e dhimbjes sonë të madhe kombëtare. Këto troje dhe shqiptarët e këtyre trojeve dhanë dhe sakrifikuan shumë që ne të mbijetojmë si komb!

Ju qoftë lavdi, Don Gabriel Grabanica Mark Mihilli, Kolë Zagrada – për dhurimin e bustit të Shën Nënë Terezës dhe Gjovalin Nikaj, për këtë organizim të mrekullueshëm!

#JamShqiptar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat