Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar këtë të mërkurë, 15 tetor, disa pamje nga vijimi i punës për një nga projektet më ambicioze në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore: transformimin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura.
“Vijon puna për transformimin epokal te Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura!”, shkruan Gonxhja krahas fotove.
Sipas ministrit, investimi parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike.
Ky investim është pjesë e një strategjie të qeverisë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe promovimin e identitetit artistik shqiptar.