U mbajt takimi i gjeneratave të arta të Llapit – kujtime, emocione dhe mirënjohje për kontributin në arsim

Kultura

U mbajt takimi i gjeneratave të arta të Llapit – kujtime, emocione dhe mirënjohje për kontributin në arsim

Nga: Bota sot Më: 31 tetor 2025 Në ora: 17:23
Takimi i gjeneratave të arta të Llapit

Sot, në Prishtinë, u mbajt takimi i dy ish-gjeneratave të arta të Llapit, me rastin e diplomimit dhe përvjetorit të 54-të dhe 55-të të Shkollës Normale të Prishtinës.

"Nga takimi i mbajtur sot me dy ish-gjeneratat e arta të Llapit, me rastin e diplomimit dhe përvjetorit të 54-të e 55-të të Shkollës Normale të Prishtinës, në restorantin *Villa Germia* në Prishtinë. Ky ishte një moment i ngrohtë, kolegial e miqësor, ku u rikujtua jeta shkollore e kësaj gjenerate që i ka kontribuar shumë arsimit dhe edukimit në shkollat e Komunës së Podujevës. Për fat të keq, një numër i ish-kolegëve tanë nuk janë më në jetë, ndërsa disa të tjerë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk mundën të marrin pjesë në këtë manifestim jubilar. Me këtë rast, në emër të të gjithëve që kontribuan në ditët dhe kohërat më të vështira për ta mbajtur gjallë arsimin, falënderojmë të gjithë ish-profesorët dhe institucionet që nuk e harruan kurrë mundin dhe kontributin e këtyre gjeneratave.

Në emër të Këshillit Organizativ të këtij manifestimi:

Ismail Muçiqi dhe Shemsi Lushaku

Prishtinë, 31 Tetor 2025

Mirupafshim në vitin e ardhshëm!", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat