Nis edicioni i pestë i Festivalit të Prozës Artistike “Fiction Fest”

Kultura

Nis edicioni i pestë i Festivalit të Prozës Artistike “Fiction Fest”

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën, më 4 dhe 5 nëntor 2025, do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Prozës Artistike “Fiction Fest”, një ngjarje që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit letrar në Kosovë.

Festivali nis në ora 18:00 në Amaro, dhe do të sjellë dy mbrëmje letrare me biseda dhe lexime nga shkrimtarë të njohur të letërsisë shqipe bashkëkohore.

Në mbrëmjen e parë, më 4 nëntor, do të marrin pjesë Rita Petro, Mark Pashku, Bardhyl Zaimi, Suad Arilla dhe Shpresa Qeriqi.

Ndërsa në mbrëmjen e dytë, më 5 nëntor, publiku do të ketë mundësi të takojë Besnik Mustafajn, Sali Bashotën, Bardh Frangun, Shpëtim Selmanin dhe Dhurata Hotin.

Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja e mediave është e rëndësishme për afirmimin e letërsisë shqipe të kohës sonë, duke ftuar publikun të marrë pjesë në dy mbrëmje të këndshme artistike që synojnë ta promovojnë prozën bashkëkohore shqipe dhe krijimtarinë e autorëve vendas e mbarëshqiptarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat