Gjilani nesër nderon shkrimtarin Ibrahim Kadriu në 80 vjetorin e lindjes

Kultura

Gjilani nesër nderon shkrimtarin Ibrahim Kadriu në 80 vjetorin e lindjes

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 12:24
Ibrahim Kadriu

Në bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan, të shtunën më 13 dhjetor 2025 do të bëhet promovimi i librit “Ibrahim Kadriu-80 vite legjendë dhe inspirim“, të përgatitur nga një grup autorësh, në nderim të 80-vjetorit të lindjes së Ibrahim Kadriut.

Në mbi 200 faqe janë mbledhur shkrime që pasqyrojnë portretin e tij krijues, veprën letrare dhe intervistat e dhëna gjatë muajve të fundit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do t’ia dhurojë titullin “Qytetar Nderi”, i cili para pak kohësh iu nda nga Asambleja e Komunës së Gjilanit.

Në këtë tubim do të përkujtohet rruga letrare e shkrimtarit Ibrahim Kadriu dhe do të mbahen fjalë vlerësimi për krijimtarinë e tij, e cila ka shoqëruar dhe frymëzuar shumë breza. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat