Para se të nisja projektin e madh të dy filmave artistik “ Lufta e pengjeve” dhe “Rilindasi i fundit”, mu kujtua se ende nuk i kisha nis romanet “Ilirianët”, që priste tridhjetë vjet (kujtime malli e pikëllimi) dhe “Martirët e Karadakut” një baladë të dhimbshme për vuatjet e shqiptarëve të Dardanisë për fe e atdhe).
Ka dyzet vjet që me ka mbetur peng një mjegullnajë që përpiqem ta zhdavaris në ëndërr, ta heq nga mendja edhe kur jam zgjuar. Por kur e kap fillin e rrëfimit dhe me rrëmben ndenja se po e nis kujtimin e bukur e dramatik, me rrëshqet, me ikë tutje detit të paanë.
Sikur të qenë marr vesh në mes veti nikoqirët dalmat me pagëzuan me një emër që ma përkëdhelte sedrën. Për ta isha Iliriani që i kishte ruajtur tiparet e të parëve. Edhe ata kishin qenë dikur të tillë , por tash nuk ishin më , e thoshin me pikëllim. Rrëfimet e tyre ishin ndryshe, kishin të fshehta që nuk i kapja më të parën, pastaj nisja e thellohesha në to. Sa të ngjashme me dramat tona.
Pos vendësve në Festivalin e filmi të Pulës (Istër) , ku shkoja çdo vjet, takoja aktorë, regjisorë, skenaristë , me prejardhje të ndryshme etnike, a etni të përziera, që flisnin gjuhet a dialektet sllave. Shteti i përbashkët ku jetonim, ishte një kazanë i madh përzierjesh nga më të ndryshmet.
Megjithatë nuk ishin të njëjtë me sllavët tjerë të kontinentit. Ngjyra e flokëve dhe temperamenti u ndryshonte, ishin plotë gjallëri e emocione. Ndonjëherë kisha përshtypjen se asnjëri nuk donte të ishte ai që ishte.
Mbrëmjet në detin e hapu me anijen turistike “Mobi Dik” , ishin net të paharruara.
Biondina e hajthme, e kuptoi nga isha.
-Emri dhe mbiemri im nuk e paraqesin atë që ishin të parë t e mi, -me thoshte me një nostalgji të lehtë.
-Asnjëri nga ne nuk jemi ata që duam të jemi, ose që kemi imagjinuar të jemi,-i thash duke qeshur.
-Me keqkuptove. Nuk kërkoj të jem ajo që nuk jam, por sikur të isha ajo që ishin të parët e mi.
Me stepi sepse ngjyra e zërit të saj ishte paksa nervoze. Me duket se e nisa mbrapshtë.
-Unë jam si ti, por nuk e flas gjuhën tënde, -me thoshte aktorja e re me sy që i lëbyreshin nga drita e hënës.
-Të parët e mi flisnin ngjashëm me gjuhën që e flet ti. Ata kishin qenë ndryshe.
Nata e gushtit me përmallonte dhe me bënte me krah. Ajo rrëfente, unë e dëgjoja.
Një pikë loti i shkëlqente në sy. Ndonjë herë kujtoheshim t’i ciknim gotat me verë të bardhë . Violina e një virtuozi vinte nga bashi i anijes. Se ku e kisha dëgjuar këtë melodi, nuk e kapja, sepse isha përqendruar në buzë t e holla e sensuale të biondes. Në rrëfimin e saj kishte mall, pikëllim, por pastaj qeshte si e zënë faj.
Unë i mpirë nga rrëfimi dhe nga nata e pazakonshme, më e pazakonshme që e kisha përjetuar në jetën time, flisnim e pulisnim sytë . Dalëngadalë po mekeshim nga vera e lodhja e pasmesnatës.
Nga mëngjesi bashkëbiseduesja ime me kokën në supin tim, hapi sytë e trembur.
Kur u këndellë me tha me pëshpërimë:
-Ishte një natë e paharrueshme.
I hutuar nuk i ktheva përgjigje.
Ia tumira me kokë , ndërsa e ndihmoja të dilte nga anija “Bobi Dick”. U përshëndetëm me shpresën se do të shiheshim prapë.
Ditën tjetër aktorja që me kishte rrëfyer me pikëllim dramën e të parëve të vet, ashtu si ia kishte thënë gjyshi, me shihte me dashamirësi e me sy që i lëbyreshin nga pagjumësia e mbrëmshme dhe nga kënaqësia që e kishte shkarkuar një barrë. Pinin kafen e mëngjesit dhe shihnim kalimtarët.
-Asnjëherë nuk ia kam thënë askujt këto gjëra, Ilirian, -mu drejtua për herë të parë me emrin e ri. -Me ngjanë në ilirianë , që kanë jetuar në kë to krahina. Nuk të them ndryshe. Por duket se gjaku ujë nuk bëhet, -tregonte e ngazëllyer. Ajo me drejtohej me emrin Ilirian pa me pyetur për emrin e vërtet.
Prapë me tregonte copa nga historia familjare. Familja e saj kishin bredhur nëpër gjysmën e shtetit që nuk e ndjente të vetin. Atë ndjenjë e kishte pasur gjithmonë.
-Gjyshja me thoshte se kur shkulesh një herë nga vendlindja e të parëve, kurrë më nuk zë vend.
Ata jetonim dikur në një fshat bregdetar. Pastaj i tregonte gjyshja, që kishte qenë më jetë gjatë se pati trazira e luftëra të pafundme.
Nuk kishte shoqërues, nuk donte të lidhje me askënd.
-Nuk dua të lëshoj rrënjë.
#
Pas disa muajsh ajo më dërgoi një kartolinë nga Parisi në qytetin tim të zymtë. Me shkruante se do ta kërkonte fatin e saj në vendin e artit. Me thoshte se ishte e ngazëllyer dhe e pikëlluar njëkohësisht.
-Eja Ilirian,- me grishte.
Por unë nuk e kisha atë guxim. Nuk shkulesha nga qyteti im dhe nga vendi që e urreja.
#
Çdo vjet shkoja në festivalin e filmit, çdo vjet dëgjoja rrëfime nga më të ndryshmet.
Ata ishin në kërkim të identitetit, ishin të pakënaqur me çdo gjë , por s’dinin si të vepronin.
-Ajme mini ça sam dozhivia (mjerë unë çka s’kam përjetuar, me thoshte një plak që e priste vizitën e djalit nga Amerika. Ishte i vetmuar. Pinim verë të holluar me ujë (bevanda) dhe shihmim të përmalluar edhe ai fliste për një identitet tjetër.
Mua identiteti me kishte ardhur në maje të hundës, por këtu ishte i vetmi vend ku e ndjeja vetën mirë . Me përshëndesnin, me ftonin në një gotë verë.
Në mbrëmje ndonjëri prej tyre niste një rrëfime të dhimbshme, që ta shkulte zemrën . Unë dëshmitari i heshtur e dëgjoja dhe heshtja.
-E di ti Ilirian, se deri sa shkonim në shkollë fillore të qytetit, ne nuk dinim sllavisht. E flisnim një gjuhë tjetër që nuk ishte sllavishte. Shumë fjalë kur i dëgjojë nga shqiptarët tuaj në ëmbëltore e kafeneve të Dalmacisë se si me duken të njohura a të dëgjuara, -me tregonte një regjisore e re, që pati sukses me filmin “Delta Neretves”, një spkektakel vizuel për traditat pagane, për etninë e paidentifikuar dhe mallin për të kaluarën. Ajo ishte nga kjo deltë , ndërsa jetonte në një qytete të madh.
-shpesh shkoj në atë katund të fëmijërisë. Aty koha është ndalur. Por njerëz ka pak. Mezi i kuptoj sot. Ata prapë e flasin gjuhën e tyre të vjetër.
#
Tridhjetë vjet më vonë në një simpozium në Portorozh (bregdetin slloven) dy vajza rreth të tridhjetave, kur me dëgjuan të flisja me celular me familje, me pyeten:
-Shqiptar je?
Ia pohova me kokë .
-Edhe gjyshi im shqip fliste me gjyshen. Ne të tjerët nuk e dinim.
-Të ta them një fshehtësi? -Me tha zeshkania.
E ndoqa sy e vesh.
-Të parët e mi kishin një besimi tjetër, por pastaj se si ndryshoi koha i bënë në një besim tjetër. Edhe gjuha ishte tjetër.
Ajo ndiqte reagimin tim.
Gjyshi tregonte se në atë kohë të turbullt nuk e dinim cilën fe po e lënin e cilën po e merrnim. Atë fe që na e dhanë, e kishin pasur më parë, ndërsa atë që na e morën e patën shkurt.
Vajza e re me kthehej e mllefosur:
- Unë nuk besoj në kryq as në Krisht. Ata që na e kishin ndryshuar fenë na e impononin gjuhën e tyre dhe egërsinë e sjelljeve. Me tre gishta gati na i nxoren sytë.
-Mos blasfemo vogëlushe, - i ktheva si të predikoja para besimtarëve. -Zoti të gjykon dhe të ndëshkon.
Ajo me shikonte e zemëruar. Nuk e dinte tallesha apo e kisha me gjithë mend:
-Në emër të cilin zot i torturuan të parët e mi dhe ua morën gjuhën?
-Por Zoti nuk ishte fajtor.
-Zoti lejoi masakrat.
-Nuk jemi armiq, jeni të një gjaku, - thash kur u përshendetem.
#
Nuk e di si do ta kap këtë dhimbje e zhgënjim në rrjetin e shkronjave, të shenjave të pikësimit, të shkronjave të mëdha kur e nisja fjalinë. Nuk e di si do ta mbërthejë një rrokje brenda kornizave që ajo nuk donte të futej, ndërsa pikon gjak e vuajtje. Ndonjëherë me mpihen gishtat kur nisi përçapjet. Pastaj fshi paragrafë të tëra. Jam i pakënaqur, nuk e kam kapur thelbin e fatkeqësisë së bashkëkombësve të mi që mendonin se kishin qenë diçka tjetër e ishin ndryshe. Por e nesërmja nuk me sjell asnjë frymëzim, në fakt e nesërmja nuk lejon t’i disiplinoj imazhet që i kam në tru nga rrëfimet e ruajtura tridhjetë vjet, ato imazhe se si dendësohen me kujtime të rënda, që shkrihen mbi njëra tjetër, si në filmat e ekspozicioneve të dyfishta, ku ka aq shumë shkrirje e ndërthurje sa nis e me dhëmbë goja, sepse e kuqja bojëgjaku, nis e dendësohet. Gjaku mpikset. Dikur kthehet më i zbehtë , dielli sikur e ka c ngjyrosur. Pastaj dikur pamjet qartësohen, por nuk janë më pak të lehta. Me rëndojnë, me emocionojnë dhe s’di si t’ia bëjë që të lirohem nga to.
Me mbërthen një dënes.