Baleti Kombëtar i Kosovës përmbyll me sukses turneun në Amerikën Latine

Kultura

Baleti Kombëtar i Kosovës përmbyll me sukses turneun në Amerikën Latine

Më: 25 maj 2026 Në ora: 16:22
Baleti

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur me sukses turneun në Amerikën Qendrore dhe Amerikën Latine.

Kështu duke prezantuar shfaqjen “Carmina Burana” me koreografi nga Toni Candeloro në Kolumbi.

Shfaqjet u mbajtën në Medellín, Cali dhe Bogotá, në disa nga skenat më të rëndësishme kulturore të vendit, ku trupa kosovare u mirëprit me interesim dhe duartrokitje nga publiku vendas.

Sipas njoftimit të Baletit Kombëtar të Kosovës, gjatë turneut, balerinët e Kosovës realizuan gjithsej 6 shfaqje në El Salvador dhe Kolumbi, duke arritur një audiencë prej rreth 5,500 spektatorësh dhe duke promovuar artin dhe kulturën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat