Jetojmë në një vend ku mund të akuzosh pa fakte dhe për këtë mos të përgjegjësh para drejtësisë

Kultura

Jetojmë në një vend ku mund të akuzosh pa fakte dhe për këtë mos të përgjegjësh para drejtësisë

Nga: Adem Bytyqi Më: 28 maj 2026 Në ora: 19:40
Adem Bytyqi

Kosova është një shtet,

në të cilin sa qel e mbyll sytë

patrioti bëhet tradhtar 

dhe tradhtari patriot 

pa as edhe një fakt .

 

Kryeministrit i thonë "tradhtar"

"spijun i Serbisë", "kriminel"

pa pasur as një provë , fakt

apo vendim gjyqësor,

këto shpifje monstruoze 

e helmojnë pa të drejtë publikun 

dhe ndodhin vetëm në Kosovë.

 

Edhe në gazetari,

nuk ekziston fjala e lirë

t'i thuash Kryeministrit apo kujdo tjetër

"krimenel" , " tradhtar" dhe "shpijun i Serbisë"

siq vepron gazetari Vehbi Kajtazi , pa as një fakt

apo vendim gjyqësore, 

këto shpifje monstruoze 

ndodhin vetëm në Kosovë 

dhe as kund tjetër 

qoftë në rajon apo  në Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat