Aktorët shqiptar porosisin qeveritarët:“M’le t’marr frymë”

Kultura

Aktorët shqiptar porosisin qeveritarët:“M’le t’marr frymë”

Më: 23 janar 2015 Në ora: 10:09

“M’le t’marr frymë” është transperenti që u shfaq mbrëmë nga aktorët nga Teatri Shqiptar i Shkupit që befasuan publikun tetovar pas interpretimin të shkëlqyer të komedisë “I burgosuri i katit te 15″, të autorit Nil Sajmon.

Kjo komedi shfaqet me ftesë dhe në mbështetje të Komunës së Tetovës. Mesazhi ishte si shenjë përkrahjeje për misionin e Lëvizjes EcoGuerilla nga Tetova, e cila një kohë të gjatë lufton për një ambient më të shëndetshëm dhe pa ndotje kancerogjene për qytetarët e Tetovë.

Alarmi për ajrin e ndotur është ndezur me javë në këtë qytet pranë Malit Sharr. Fabrika Jugohrom është ndotësi i madh i ajrit dhë shkaktar për shumë sëmundje tek të rinjët tetovar dhe aborte të parakohshme te gratë shtatzëne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat