GAP publikon raportin “Rekrutimet jomeritore në institucionet publike”

Lajme

GAP publikon raportin “Rekrutimet jomeritore në institucionet publike”

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:41
Qeveria

Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Rekrutimet jomeritore në institucionet publike”, i cili analizon ndikimin e projektit britanik në emërimin e profesionistëve në pozita të larta udhëheqëse.

Ky raport argumenton se projekti i Ambasadës Britanike ka pasur një ndikim pozitiv jo vetëm në rekrutimin meritor në disa pozita të rëndësishme të nivelit të lartë drejtues, por edhe në krijimin e një kulture të re të monitorimit të rekrutimit, duke rritur dukshëm kualitetin e aplikantëve dhe nivelin e transparencës së procesit të selektimit.

Sipas këtij raport thuhet se mbetët shqetësues niveli i lartë i moszbatimit të rekomandimeve të Ambasadës Britanike, e cila përveç që paraqet një shkelje të zotimit dhe harxhim të fondeve të taksapaguesve britanik, është edhe një indikacion se institucionet e Kosovës nuk e kanë prioritet instalimin e meritokracisë në pozita udhëheqëse.

“Për të parandaluar nepotizmin dhe vendosur meritokraci në punësime në pozita të larta drejtuese, Ambasada Britanike u kishte ofruar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës asistencë në rekrutimet meritore. Faza e parë e këtij bashkëpunimi kishte filluar në tetor të vitit 2016. Faza e dytë e projektit vazhdoi nga shtatori 2018 deri më 31 mars 2020. Ndërkaq, në korrik të këtij viti, Ambasada Britanike ka vazhduar projektin me Kuvendin dhe Qeverinë që do të zgjatë gjatë gjithë mandatit të Kuvendit, gjegjësisht Qeverisë. Zbatimi i këtij projekti ka një kosto të lartë buxhetore. Shuma totale e paguar nga muaji tetor 2016 deri në fund të kontratës aktuale kap një kosto prej 1,772,356 funtave (afër 2 milionë euro). Por institucionet e Kosovës në shumë raste kanë anashkaluar rekomandimet e britanikëve për të zgjedhur në pozitat kyçe njerëz meritorë. Në 14 procese rekrutimi, rekomandimet e partnerit britanik janë injoruar komplet, duke emëruar persona që fare nuk kanë qenë në listën e ngushtë të kandidatëve të suksesshëm. Raporti argumenton se rekrutimet meritore përveç që ndikojnë në uljen e korrupsionit dhe nepotizmit, meritokracia është edhe parakusht për të krijuar një shoqëri të barabartë dhe të aftë për t’u zhvilluar”, thuhet në komunikatën për media nga GAP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat