Drilon Gashi: Shefqeti është manipulues, sharës, fyes e kontradiktor - ja çfarë thotë Krasniqi

Lajme

Drilon Gashi: Shefqeti është manipulues, sharës, fyes e kontradiktor - ja çfarë thotë Krasniqi

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:36
Shefkie Krasniqi

Drilon Gashi ka drejtuar akuza të rënda ndaj hoxhës Shefqet Krasniqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi e ka quajtur paragjykues, kontradiktor, manipulues, sharës, fyes dhe moralizues.

Ky reagim i tij vjen pasi Krasniqi tha se s’merret me njerëz “të cekët”, duke aluduar për Gashin, pas një pyetje që i bëri në emision një qytetar lidhur me një deklaratë të këtij të fundit.

“Nuk merrem me njerëz të cekët, të cilët flasin për Allahun nga uni, hamendja, urrejta e injoranca”, ka thënë Krasniqi për Gashin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat