Pasardhësit e Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit: Pa bashkim s'ka sukses

Lajme

Pasardhësit e Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit: Pa bashkim s'ka sukses

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:07
Gazmend Boletini

Me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, pasardhësit e Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, shprehën për Euronews Albania emocionet e përjetimeve të festave kombëtare.

Mehmet Prishtina dhe Gazmend Boletini thanë me gëzim se festimet e ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë nuk janë ndalur asnjëherë për gjatë gjithë këtyre viteve, mirëpo ata theksuan se ndasitë politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut i bëjnë të ndihen keq për perspektivën që mund të ketë kombi shqiptar.

“ePa unitet të strukturave politike, që duhet të shkojë në interes të përbashkët të kombit, s’mund të arrijmë në asnjë sukses, mesazhi im është që [politikanët] t’ia thirrin mendjes kur bëhet fjalë për interesat kombëtare,” – u shpreh Mehmet Prishtina.

“Vizitat shtetërore [të politikanëve] që bëjnë te unë, u them gjithmonë se na vlen më shumë bashkimi,” – theksoi Gazmend Boletini.

Të pyetur nëse brezi i tanishëm “e do veten më shumë se paraardhësit”, Prishtina dhe Boletini preferuan të mos ndaleshin në kritika, por të shprehnin besimin se e ardhmja do të jetë e suksesshme.

“Vlerat kombëtare të trashëguara brez pas brezi dhe puna e jonë [familjarëve të patirotëve] ka bërë që brezi i ri ta njohë dhe mësojë historinë dhe gjenerata e ardhshme duhet ta mësojnë se bashkimi vjen nga njohja e historisë,” – u shpreh Gazmend Boletini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat