Vulin: Serbia nuk do lëshoj asnjë centimetër të territorit të vetë - bandat e armatosura shqiptare po shtijën në patrullat tona

Lajme

Vulin: Serbia nuk do lëshoj asnjë centimetër të territorit të vetë - bandat e armatosura shqiptare po shtijën në patrullat tona

Nga: F.B Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:12
Vulin

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Vulin ka komentuar incidentin me të shtëna afër Kurshumlisë duke thënë se “Serbua nuk do braktis aspo lëshojë asnjë centimetër të territorit të vetë, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Vulin organet serbe pas hetimit të qëllimit të grupeve të panjohura që erdhën nga Podujeva dhe atë nën mbrojtjen e personave tjerë të armatosur me tyta të gjata që të presin malin në zonën e sigurisë tokësore, kanë reaguar ndaj si u shpreh “bandave të organizuara shqiptare “ që lëvizin nga hapësira e Kosovës.

Ai akuzoi Policinë e Kosovës se sillet si aleat i këtyre grupeve, përderisa KFOR vazhdimisht shprehet se kjo nuk është përgjegjësi e tyre.

“Do doja që kjo të ishte vetëm incident dhe mos të ndodhë më, Por nuk është ashtu, ato janë banda të organizuara shqiptare që lëvizin nga territori i Kosovës dhe presin malet, kjo është plaçkë të organizuara edhe pajisura, të armatosur dhe sapo vërejnë forcat tona ata shkrepin zjarr” tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat