Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Liqenin e Radoniqit

Lajme

Identifikohet personi që u gjet i vdekur në Liqenin e Radoniqit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:26
Liqeni i Radoniqit

Është identifikuar personi i cili sot është gjetur i vdekur në Liqenin e Radoniqit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë se Policia e ka identifikuar viktimën.

“Është identifikuar personi i cili është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Radoniqit. Ai është M.P i lindur në vitin 1953”, ka thënë Gjurkaj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion ndërsa janë ftuar edhe njësitet emergjente dhe ato të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë”, kanë deklaruar nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat