Deklarata “bombë” kundër Agim Çekut: “Kurrë s’ka qenë komandant i Shtabit të Përgjitshëm”, ja kush e sjelli në Kosovë nga Kroacia

Lajme

Deklarata “bombë” kundër Agim Çekut: “Kurrë s’ka qenë komandant i Shtabit të Përgjitshëm”, ja kush e sjelli në Kosovë nga Kroacia

Nga: N.Sh. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:55
Agim Çeku

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka treguar një ngjarje të vitit 1999 kur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku i kishtë thënë që mos të dërgoj shkresa në gazetën “Bota sot”.

Miftari, thotë se, Çeku asnjëherë nuk ka qenë komandant i njëmend i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pas nuk ka marrë asnjëherë vendime të pavarura, por ka qënë një kukullë që e kanë sjell nga Kroacia në Kosovë.

Miftari thekson se, atë e ka sjellë Xhavit Haliti përmes Bedri Selmanit dhe i ka shërbyer kauzës së klanit të Rognerit si Hashim Thaçit, Azem Sylës, Xhavit Halitit, Kadri Veselit dhe Adem Grabovcit.

Ai ka treguar edhe një ngjarje tjetër që ka të bëjë me një urdhër të vonshëm të Shtabit të Përgjithshëm për t’u takuar përmes tri zjarreve me një helikopter të NATO-s në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Gjithashtu sipas Miftarit, futja e UÇK-së në Tavnik të Mitrovicës ishte bë pa miratimin e Shtabit të Përgjithshëm.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Komandant Dragica i cili në vitin 1999 në zyrën e Shtabit të Përgjithshëm në Prishtinë më këshilloj të mos shkruaja më ndonjë shkresë në gazetën “Bota sot”, pasi disa ditë më herët me redaktimin e Teki Dervishit dhe Kimete Berishes me 40 eprorë bëm një peticion apel Ibrahim Rugovës, Kushnerit, Xheksonit, Unmikut, Thaçit.. por edhe UÇK-TMK ta ndalnin që ta luftojnë seriozisht instalimin anarkin e krimit të organizuar në Kosovë ju kish ardh shumë merzi vetëm pse e kam shkruar të parin Ibrahim Rugovën në listë të apelit e jo Hashim Thaçin!

Agim Çeku kurrë nuk ka qenë komandant i njëmend i Shtabit të Përgjithshëm që ka mujt me sjell vendime i pavarun por ka qenë një kukull e sjellur nga Xhavit Halit nga Kroacia permes Bedri Selmanit (Kosovapetrollit), që i ka shërbyer kauzës të klanit të Rognerit sidomos Hashim Thaçit, Azem Syles, Xhavit Halitit, Kadri Veselut dhe Adem Grabovcit!

Gjersa pjestarët e klanit të Rognerit, sidomos Thaçi i kishin kërkuar Ahmet Krasniqit se për ta fituar besnikërin e këtij klani duhet ta vriste së pari gruan (jo Shqiptare) dhe djalin e vet, të njëjtin kusht besnikrie ky klan Mafioz nuk ia vun Agim Çekut që ta tregonte besnikërinë!

Udhrat e jepura nga Agim Çeku në emër të Shtabit të Përgjithshëm vanesat e qëllimshme 3-4 ditore kinse për tu takuar përmes tri zjarreve me Helikopter të NATO-s mbi fshatin Novolan të Vushtrrisë ndikuan që nē Mitrovicë të mos futej Brigada 142 e UÇK gjatë kohës sa ishte nënshkruar marrëveshja e Kumanovës mes Natos dhe ushtris të Serbisë, i qëllimshëm ishte edhe lejimi i kordinimit të ushtrisë Francez me forcat Serbe në Mitrovicë të bëhet para se të vendosen ndonjë trupa i UÇK në veri dhe nē jug të Mitrovicës qëllimi u pa pastaj po shihet hilja e Francezve në kordinim me aleatin tradicional pro_Serb dhe e agjentave sekret Francez që ishin instalur në UÇK si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për shembull..!

Edhe futja e UÇK në Tavnik të Mitrovicës ishte bë pa miratimin e Shtabit të Përgjithshëm që kishin sugjeruar që UÇK të bënte qendren e vet në shkollën e Vaganices në hyrje të Mitrovicës nga jugu pra të mos futej fare në qytetin e Mitrovicës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat