22 vjet nga vrasja e 6 të rinjve serbë në Pejë, ja çka thonë të përndjekurit shqiptarë

Lajme

22 vjet nga vrasja e 6 të rinjve serbë në Pejë, ja çka thonë të përndjekurit shqiptarë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:34
Lokali "Panda"

Në kafeterinë “Panda” në Pejë, me 14 dhjetor 1998 u vranë 6 civilë serbë.

Peja ishte tronditur 22 vite më parë.

Në këtë lokal në afërsi të gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, para 2 dekadash pati ndodhur një ngjarje e rëndë.

Ani pse ka kaluar kohë e gjatë, ky rast ende nuk është zbardhur nga organet kompetente.

Megjithatë pesë pejanë, ishin gjykuar e torturuar për një krim që nuk e kishin bërë.

Njëri nga ta është Agron Kollqaku, i cili tregon momentet kur forcat policore serbe e arrestuan vetëm pak minuta pasi ky mori vesh se çka kishte ndodhur.

Kollqaku që i ndërroi 3 burgje, thotë se nuk i harron maltretimet që i përjetoi.

Kjo zgjati për një periudhë 1 vjeçare, deri sa e liruan në mungesë të provave.

Ndërkohë 6 vite më parë autoritetet serbe kanë paralajmëruar se lidhur me këtë krim, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.

Ndonëse nuk ka të gjykuar dhe të dënuar për rastin “Panda”, duket se hetimet po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Mustafë Vejsa që e mirëmban këtë objekt që nga vitit 2014, thotë se nuk po gjen ndihmë askund.

Madje ai paralajmëron edhe rrënimin e ish kafiterisë “Panda”

Viktimat e krimit që ndodhi 22 vite më parë në Pejë janë: Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq dhe studenti Ivan Radeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat