Vazhdon përqeshja dhe fyerjet në rrjetet sociale për Vuçiqin – anëtari i partisë së Jeremiçit i thotë “çdo ditë të përgatisim tortë se të duam”

Lajme

Vazhdon përqeshja dhe fyerjet në rrjetet sociale për Vuçiqin – anëtari i partisë së Jeremiçit i thotë “çdo ditë të përgatisim tortë se të duam”

Nga: F.B Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:23
Aleksander Vuçiq

Gazeta “Alo” ka publikuar një artikull duke e quajtur skandal të paparë: bashkëpunëtori i Jeremiç i ka dërguar presidentit Vuçiq një porosi të turpshme, shkruan kjo gazetë, transmeton “Bota Sot”.

Kjo është një seri e publikimeve me foto më të turpshme, e cila përmes rrjetit social i është dërguar presidentit Vuçiq.

Presidentin Vuçiq sipas “Alo” kryesit e vullnetit dhe dëshirave të çmendura të Gjilasit pandërprerë sulmojnë dhe përçmojnë, ndërkohë që vendi i preferuar për këtë janë rrjetet sociale.

Kjo foto sikurse edhe porosia e turpshme sipas gazetës ishte në rrjetin social “Twitter”.

Një anëtar i Partisë Popullore të Vuk Jeremiç, një person me llogari në Twiter Marko M. Dragoslaviç ka vendosur një publikojë një foto të turpshme për presidentin Vuçiq. Në këtë mënyrë opozita tregohet në dritën e tij të vërtetë.

“Mirëmbrëma president i dashur, bile edhe të dielave njerëzit për ju përgatisin torte. Për shkak se të duam” ka shkruar Marko M. Dragoslaviç.

Marko Dragoslaviç ka tërhequr vërejtjen, sipas “Alo” gjatë çmendurisë në ndërtesën e mediumit publik kur anëtarët e opozitës të udhëhequr nga Dragan Gjilas, Boshko Obradoviç dhe Vuk Jeremiç janë futur në ndërtesën e RTS dhe patën ndërprerë emetimin e programit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat