Një vdekje, 47 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

Lajme

Një vdekje, 47 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit, në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, një person ka vdekur si rezultat i koronavirusit.

Janë regjistruar 47 raste të reja të infeksionit, ndërsa 113 persona dolën nga izolimi.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 11,286 njerëz janë testuar, nga të cilët 3,210 njerëz janë konfirmuar të kenë koronavirusin.

69 njerëz kanë humbur betejën me COVID-19 në zonat e banuara me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat