E kishte fshehur telefonin në kuletë për t’ia dërguar një të burgosuri, kapet oficeri korrektues në Dubravë

Lajme

E kishte fshehur telefonin në kuletë për t’ia dërguar një të burgosuri, kapet oficeri korrektues në Dubravë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se oficerët korrektues sot kanë arritur që ta parandalojnë futjen e kontrabandës brenda burgut të Dubravës. Sipas njoftimit një oficer në Dubravë,  kishte të fshehur në kuletën tij një telefon mobil, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se oficerët korrektues gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës kanë hetuar se H.L  oficer korrektues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në kuleten tij një telefon mobil, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës.

Pas këtij veprimi, i dyshuari është suspenduar nga puna.

Komunikata e plotë:

Sot rreth orës ‪07:40 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se H.L oficer korrektues në QK Dubravë, kishte të fshehur në kuleten tij një telefon mobil, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendres. I njëjti, për veprime të tilla ishte duke u hetuar për një kohë të gjatë.

Me të hetuar kete veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç,rast kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

Vetem brenda pak ditësh SHKK ka kapur dy zyrtarë duke tentuar të fusin kontraband brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat