Vuçiq pret që Albright të ketë ndikim të madh në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës

Lajme

Vuçiq pret që Albright të ketë ndikim të madh në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës

Nga: F.B Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:55
Aleksandar Vuçiq

Kthimi i Madeleine Albright në skenën politike amerikane sipas presidentit Vuçiq do të rezultojë me ndikim të madh të saj në bisedimet me Prishtinën, këtë ai e tha në interesimin gazetarëve sot në Krushevc, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot“.

Me rastin e paralajmërimit se “gruaja në zë të keq” për serbët, ish-sekretarja Albright do të përfshihet në dialog, tha se !ajo është figurë me rëndësi në udhëheqjen e Partisë Demokratike në ShBA dhe është e pritshme të ketë ndikim të madh në dialog, shkruan “Novosti”.

“Do të bisedojmë dhe do të luftojmë për interesat tona, nuk do ta kemi lehtë. Kjo është e gjitha që mund të them dhe nëse nga unë pritni fjalor me fyerje do të isha treguar jo-përgjegjës dhe joserioz, nëse do ta bëja” tha Vuçiq. “Puna jonë është të ruajmë popullin tonë në Kosovë, por të jem i sinqertë edhe të ruajmë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë” nënvizoi presidenti.

Ai potencoi se nuk ka të drejtë që të luaj dhe të jam deklarata jopërgjegjëse nga të cilat mund të lëndohen apo fyhen një ndër fuqitë më të mëdha apo më të madhen në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat