“Lashë amanet vajzën”, rrëfimi prekës i 21 vjeçares që mundi leuçeminë

Lajme

“Lashë amanet vajzën”, rrëfimi prekës i 21 vjeçares që mundi leuçeminë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:43
Lule Rushiti

Sot në “Ftesë në5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar Lule Rushiti, 21 vjeçarja që arriti të fitonte betejën me leuçeminë.

Një vit më parë, Rashiti u diagnostikua me leuçemi akute, një lajm që tronditi familjarët, veçanërisht bashkëshortin dhe vajzën e tyre 3 vjeçare.

Për javë të tëra, Lulja ndoqi seancat e kemioterapisë, duke qendruar kështu larg bashkëshortit dhe vajzës.

21 vjeçarja pranoi që në atë kohë i mendoi edhe skenarët më negativë, ndaj nuk ngurroi t’i linte një amanet të shoqit.

“Prindërit i kam më të vjetër dhe amaneti im ishte që çdo gjë që të më ndodhte mua, Lirimi (i shoqi) të qendronte pranë vajzës e të mos e linte atë të ndjente mungesën time”, tregoi ajo.

Fatmirësisht, sot Lulja gëzon shëndet të mirë dhe është duke shijuar atmosferën festive krah të shoqit dhe vogëlushes Elena.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat