Gani Geci: Luftova 30 vjet, më duket do t’i kem edhe 10 vjet luftë me...

Lajme

Gani Geci: Luftova 30 vjet, më duket do t’i kem edhe 10 vjet luftë me...

Nga: N.Sh Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, me dr. Ibrahim Rugovën.

Geci thotë se, atë dhe familjen e tij, kurrë nuk do ta gjejmë në të majtën ekstreme dhe në patriotizmin e rrejshëm.

Ai shton se, atë do ta gjejmë gjithmonë nga qendra e djathtë e partive politike Evropiane dhe Euroatlantike.

Geci në këtë shkrim, thotë se, ka luftuar për plotë 30 vjet.

Para luftës thotë se ka luftuar me UDB-në e pas saj përsëri me me UDB-në dhe SHIK-un.

Geci shkruan se ai në 20 vjetët e fundit ka luftuar edhe kundër ekstremizmit islamik.

Megjithatë, lufta e Gecit nuk ka përfunduar. Ai parasheh edhe një dekadë të re lufte.

Sipas tij, kjo dekadë do të jetë luftë kundër së majtës ekstreme dhe patriotizmit verbal të rrejshëm dhe ekstrem.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

pluralizmi politikë është virtyt i demokracive perëndimore Euroatlantike, ndërsa vota është bindje.

Tek partitë politike tek të cilat e gjenë të gërshetuar të majtën ekstreme, fundamentalizmin ekstrem dhe patriotizmin verbal e të rrejshëm ekstrem, mua dhe familjen time kurrë nuk do të më gjeni aty.

Unë përkundër vuajtjeve dhe qëndresës sime 30 vjeçare para lufte 10 vjet në luftë me UDB-në, e pas luftës 20 vjet në luftë me UDB +SHIK-un.

Në këtë 10 vjeçarin e fundit isha edhe në luftë edhe me ekstremizmin islamik i cili iku kokëulur në theqafje duke ju bashkuar të majtës me orientime sllave.

Tani më duket se do ti kem edhe 10 vjet luftë për ta luftuar të majtën ekstreme dhe patriotizmin verbal të rrejshëm dhe ekstrem në Kosovë.

Mua  gjithmonë̈ do të më gjeni të orientuar nga qendra e djathtë e partive politike Evropiane dhe Euroatlantike.

Të dashur miq, pluralizmi politikë është virtyt i demokracive perëndimore Euroatlantike, ndërsa vota është...

Posted by Gani Geci on E martë, 22 Dhjetor 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat