Debat i ashpër ndërmjet një mërgimtari dhe Valon Sylës: A je diasporë a gërrnaç?

Lajme

Debat i ashpër ndërmjet një mërgimtari dhe Valon Sylës: A je diasporë a gërrnaç?

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:30
Valon Syla

Një mërgimtar me emrin Blerim Gashi kishte kërkuar që Valon Syla të shpallet person “non grata”.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në Debat Plus, Gashi thotë se skena e rrahjes së Valon Sylës mund të jetë inskenuar.

“Kjo mund të jetë pjesë e lojës së Valonit. Ky është komedian i mirë, i nevojitet për llajk”, i thotë Gashi.

“Dmth na po rrejmë këtu. A je diasporë apo gërrnaç?”, i thotë Valon Syla-Gashit.

Derisa Gashi i kërkoi që ta ndalojë këtë gjuhë të fyerjes.

“Valon të kisha kërku publikisht me ndalu këtë gjuhë të fyerjes këtë gjuhë të rrugaçit”, i tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat