Geci ka një pyetje “thumbuese” për Osmanin: Kah po shkon moj zanë!

Lajme

Geci ka një pyetje “thumbuese” për Osmanin: Kah po shkon moj zanë!

Nga: A.Morina Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:28
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka ironizuar me Vjosa Osmanin dhe largimin e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Geci tha se as Vjosa Osmani nuk po e di kah po shkon. Ai tha Osmanit të tregon se a e ka kokën me Vetëvendosjen, a me Qosjen, a me PDK, a me UDB.

"Vjosës duhet me ja knu atë kangën kah po shkon moj zanë .”, shkroi Geci në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Pyetje për Vjosa Osmanin edhe mbështetësit e saj: Kah po shkoni more ku e keni kryt se du me ardhë edhe unë me juve!

Unë jam në LDK sepse e di që LDK është e regjistruar në Partin Popullore Evropiane e ju ku jeni të regjistruar.

A keni kryt te LVV, te Rexhep Qosja, a te PDK, e te ShIK-u, a te UDB-ja, a te Sorosi a ku ?

Tregomni kah po më qoni se pa e ditë ku po më qoni nuk po du me ardhë me ju...!

E kam pas vetë Nexhat Dacin në vitin 2006 ku e kem kryt më ka pas thanë te Vizneri, e ok që e kem te krytë te Vizneri po po të nimojmë. Unë tri herë në jetë teme me Isa Mustafën ka 2 min kam nejtë nihere në vitin 1999 te Sllovenia Sporti nihere 1 minut në Kuvendin e fundit dhe njiherë 4 min pas përfundimit të zgjedhjeve e ju keni prit te dera me orë të tëra me hi mbrenda .

Une kam të drejtë më së tepërmi me sha Isa Mustafën se kurrë jeta e tij mu mirë sem ka ba.

Po nuk po du me sha shpinë teme se LDK nuk është e atyre që tani janë aty po është e jona kemi derdh gjak për këtë parti e me sha po qoj ujë në mulli të kundërshtarve të mij ideologjik të përketshëm

Vjosës duhet me ja knu atë kangën kah po shkon moj Zanë .”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat