Vuçiq lidhur me Serwerin: Nuk çka të shtojë apo të heq nga deklarata se sa jam president nuk do ketë njohje të Kosovës

Lajme

Vuçiq lidhur me Serwerin: Nuk çka të shtojë apo të heq nga deklarata se sa jam president nuk do ketë njohje të Kosovës

Nga: F.B Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Vuçiq

Vuçiq lidhur me Serwerin: Nuk çka të shtojë apo të heq nga deklarata se sa jam president nuk do ketë njohje të Kosovës - unë nuk luaj me deklarata të pakuptimta

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar sot se “nuk luan me deklarata të pakuptimta dhe nuk ka çfarë të shtoj apo të heq nga deklarata ime se nuk do të ketë njohje të Kosovës përderisa ai të jetë president i Serbisë” njofton “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Ndërsa i lutur nga gazetarët të komentojë vlerësimin e analistit amerikan Daniel Server se deklarata e tij dëshmon se ai “ka vendos që shpërblimi i vetëm për të njohur Kosovën është anëtarësimi në BE, që sigurisht nuk do të jetë e arritshme gjatë mandatit të tij, Vuçiq ka thënë se si njeri përgjegjës edhe serioz nuk luan me deklarata pakuptim.

" E dijë nëpër çka kemi kaluar në Bruksel, në çka kalojmë secilën ditë dhe jam i lumtur që sot me akuzojnë se dërgojmë vaksina dhe barna dhe jo taksa” tha ai, duke ironizuar reagimin e Prishtinës.

Vuçiq ka nënvizuar se Beogradi dëshiron bashkëpunim me Prishtinën edhe përmes barnave.

"Ne duam politikë të paqes edhe stabilitetit, duke mbrojtur në të njëjtën kohë edhe interesat tona kombëtare” përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat