Profesori serb i zemëruar me Vuçiqin: Mos lejoni që t’ju frikësojë me shqiptarët, nuk janë më ata që ishin

Lajme

Profesori serb i zemëruar me Vuçiqin: Mos lejoni që t’ju frikësojë me shqiptarët, nuk janë më ata që ishin

Më: 1 janar 2021 Në ora: 12:11
Aleksandër Vuçiq

Profesori serb Aleksandar Dikic në të ashtuquajturin universitet i Prishtinës i bartur përkohësisht në Mitrovicën e Veriut, lëshoi ca deklarata konspirative për shqiptarët e ishte mjaft i hidhëruar me presidentin serb Vucic për siç e sheh ai komplot të dorëzimit të Kosovës shqiptarëve të cilët nuk janë më siç ishin

Sipas Dikic “shqiptarët më nuk janë si më parë, Kosova s’ka kurrfarë ekonomie, po emigrojnë me shumicë, mjediset serbe tanimë kanë natalitet më të madh se ata’ tha Dikic.

Ai komenton se porositë e pushtetit serb nga Beogradi janë disfatiste dhe të planifikuara për serbët si mjet për të bindur serbët në Kosovë e Serbi se është humbur gjithçka. Ai shtoio se shqiptarët në Kosovë tallin serbët e Kosovës për mbështetjen Vucic dhe partisë së tij.

Ai e konsideron fajtor Aleksandar Vucic për siç thotë dorëzimin e rrjetit serb të energjisë sistemit politik në Kosovë.

Marrëveshjen e Washington e konsideron më të keqe se sa e kishte menduar tha Dikic, duke shtuar se tani që Vucic mbështetën palën humbëse sipas tij në SHBA.

Sipas tij nëse Vucic pranon Kosovën tek atëherë do të nisë stuhia dhe do të ketë vatra të reja në Serbi.

Dikic ankua edhe për histeri anti ruse dhe për fushatë kundër tyre në Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat