Von Cramon: BE-ja urgjentisht t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

Lajme

Von Cramon: BE-ja urgjentisht t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:20
Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar rreth çështjes së pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi.

Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.

“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat