Vuçiq: Kemi pasqyrën e plotë për njerëzit që kanë mundur të jenë implikuar në vrasjen e Ivanoviçit

Lajme

Vuçiq: Kemi pasqyrën e plotë për njerëzit që kanë mundur të jenë implikuar në vrasjen e Ivanoviçit

Nga: F. B. Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:39
Ivanoviq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar sot se shërbimet serbe tash e disa muaj kanë pasqyrën e plotë rreth personave që mund të jenë implikuar në krimin e rëndë të vrasjes së liderit të Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” Oliver Ivanoviç, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Por nuk kemi mund të jemi prezent në hetim, kështu që nuk kemi atë që do quhej fakt direkt. Për këtë është e nevojshme, që ose disa nga materialet e hetimit të jetë në duar tona, apo pranimi direkt i ndonjërit nga pjesëmarrësit. Por pasqyrën komplet të atyre që do kishin motiv dhe janë përzier në atë krim të tmerrshëm, shërbimet tona e kanë jo nga dje po tash disa muaj” tha Vuçiq në aeroportin në Beograd ku doli të priste vaksinat kineze.

Ai ka thënë se shërbimet “kryejnë punën e tyre” por këto janë “kushte të pamundura, sepse ne atje nuk kemi kontroll efektiv të terrenit”.

“Shteti i Serbisë do të përpiqet në çdo mënyrë të gjejë ata që kanë kryer krimin” tha ai.

Me rastin e informatës se në Kosovë u gjend i vdekur ish-polici për të cilin mediat vendore kanë shkruar se ishte dëshmitar i prokurorisë speciale, Vuçiq tha se ku me ditë i sati rast është ky.

“Kjo është pyetje për evropianët edhe amerikanët, që janë krijues të shtetit të ashtuquajtur, ata le të përgjigjen vetvetes në këtë pyetje. Për fat të keq, shumë njerëz për këtë shkak do të humbnin kokën, por ne nuk mund të ndryshojmë aty asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat