Ambasada Amerikane në Kosovë: Moment historik shpalosja e strategjisë për planin e Rishikimit Funksional

Lajme

Ambasada Amerikane në Kosovë: Moment historik shpalosja e strategjisë për planin e Rishikimit Funksional

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Sot Ministria e Drejtësisë shpalosi strategjinë dhe planin e veprimit për Rishikimin Funksional, e të cilin Ambasada amerikane në Kosovë e ka quajtur një moment historik i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“ Përmes katër qeverive dhe katër ministrave, Ambasada ka qenë krenare që ka mbështetur këtë ndërmarrje masive. Sidoqoftë, ky nuk është fundi i këtij procesi. Ne e nxisim qeverinë e re, sapo të formohet, të miratojë dokumentet përfundimtare dhe që institucionet përkatëse të Kosovës të zbatojnë plotësisht të gjitha rekomandimet”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Tutje kjo amabasadë thotë se ky nuk është një proces politik, por i drejtuar nga institucionet e Kosovës.

“Reforma në drejtësi do të përfitojë të gjithë njerëzit në #Kosovë”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat