Ish-ambasadori serb: Biden nuk do heq dorë nga dialogu Kosovë-Serbi

Lajme

Ish-ambasadori serb: Biden nuk do heq dorë nga dialogu Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:06
Joe Biden

Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington ka deklaruar se Serbia nuk do të jetë lartë në prioritetet e presidentit të ri amerikan dhe administratës së tij në vitin e parë, por nga disa gjëra nuk do të heq cdorë –para së gjithave në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Nga Amerika mund të pritet presioni shtesë drejt finalizimi të marrëveshjes kur të jetë i dukshëm përfundimi potencial tha ai për “Nova.rs”.

"Jam i sigurt se Amerika do të kërkojë nga zyrtarët në Prishtinë bashkëpunim dhe pjesëmarrje në dialog. Mendoj se BE do të ketë rolin kyç, ndërsa Amerika do ndihmojë me presion, nëse ka afër ndonjë marrëveshje të pranueshme nga të dy palët”, tha Vujaçiç.

Lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit, ai përkujtoi se edhe para saj ishte arritur marrëveshja për ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës  drejt Prishtinës dhe kjo të mbetet.

"Çdo gjë tjetër është përzierje e madhe, paragjykoj se zëvendësimi i ambasadës nuk do të ndodhë, mbase mund të hapin selinë e Odës ekonomike apo do të quhet ‘shtëpia shtetërore e Serbisë’ apo diçka ngjashëm. Evropianët janë kundër kësaj dhe mendoj se as administrata Biden nuk do bëjë presion. Lidhur me gazin është tregim jo real kështu që mendoj se nuk do të ketë nga ajo asgjë. Mundet të ketë diversitet furnizimi nëse gjendet në Mesdhe gaz por për atë duhen 5 deri 10 vite”, mendon ai.

Për rrjetin 5G, pika ishte thjeshtë e vendosur kundër Kinës.

"Në rrjetin 5G do të pritet qëndrimi i vetë BE-së që është bërë pjesë e luftës mes Kinës dhe ShBA-ve. Ajo që duhet të brengos më shumë Serbinë është se duhet që para ShBA-ve dhe BE-së të dëshmojë se është shtet demokratik. Në të kundërtën mund të hiqet hapur apo heshtur nga rendi i ditës së bashkëngjitjes në BE për disa vite” përfundoi Vujaçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat