Glauk Konjufca si gjimnazist, koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët

Lajme

Glauk Konjufca si gjimnazist, koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët

Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:35
Glauk Konjufca

Ishte viti 1997, kur pushteti jugosllav kishte mbyllur shkollat dhe institucionet tjera arsimore në Kosovë. Nxënësit mësonin nëpër shtëpi dhe në këtë formë nuk ndalej arsimi shqip, përkundër vështirësive.

Gazetari Nuhi Bytyqi kishte realizuar një dokumentar që ishte trasmetuar në Televizionin Shqiptar.

Pjesë e këtij dokumentari, ishte edhe nxënësi i shkollës së mesme, Glauk Konjufca.

Konjufca si gjimnazist në këtë intervistë fliste për vështirësitë që kishin nxënësit të mësonin nëpër shtëpi shkolla.

Image
Glauk Konjufca

“Shkolla jonë ka mjaft kushte të vëshira, por meq populli shqiptar i ka kushtuar  një rëndësi arsimit, ne kemi disa njerëz që i kanë kushtuar rëndësi arsimit dhe lëshuan shtëpitë për shkolla”, kishte deklarauar Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat