Reagon zyrtarisht mediumi gjerman FAZ: Titulli për Kurtin është fotomontazh, ai nuk u shfaq asnjëherë në gazetë

Lajme

Reagon zyrtarisht mediumi gjerman FAZ: Titulli për Kurtin është fotomontazh, ai nuk u shfaq asnjëherë në gazetë

Nga: D.RR Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:34
Lajmi i bërë fotomontazh

Dje është bërë bujë e madhe një fotografi e një faqe të mediumit prestigjioz gjerman, FAZ, ku thuhet se Albin Kurti kishte thënë në vitin 1999 se kush është me Rugovën dhe SHBA-të, është kundër Kosovës.

Këtë manipulim me titull e kanë shpërndarë disa faqe, përkrahëse të LDK-së, e pastaj edhe anëtarë të saj.

Fillimisht Korrespodenti i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane, duke e cilësuar si lajm të rremë.

E sot gjatë ditës, një përgjigje nga faqja zyrtare e FAZ në Facebook, kanë thënë se as fotoja dhe as artikulli nuk u shfaqën në gazetën e tyre.

Ata thonë se ky është një fotomontazh.

Përshëndetje, faleminderit për mesazhin tuaj dhe sugjerimin. Padyshim që kjo është e rreme. As fotoja dhe as artikulli nuk u shfaqën në FAZ. Seksioni i faqes së parë të FAZ që përmendet është një fotomontazh. Ne do ta sqarojmë̈ rastin nga brenda. Përshëndetjet më të mira nga redaksia”, kanë thënë ata në përgjigje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat