Mediet serbe: Zbardhet “sekreti 21 vjeçar”, “Brigadën e Atlantikut” e konsiderojnë pjesë të ushtrisë amerikane dhe thonë se serbët kanë vrarë 200 ushtarë amerikan

Lajme

Mediet serbe: Zbardhet “sekreti 21 vjeçar”, “Brigadën e Atlantikut” e konsiderojnë pjesë të ushtrisë amerikane dhe thonë se serbët kanë vrarë 200 ushtarë amerikan

Nga: F.B Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:03
Ilustrim

Disa medie serbe kanë publikuar sot një artikull, që e cilësojnë si “zbardhje të sekretit”, që 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, amerikanët kanë pranuar pjesëmarrjen e ushtarëve të tyre, në invazionin tokësor mbi Serbinë, dhe se në ato luftëra madje ka pasur edhe të rënë. Sipas gazetës “Pravda”, transmetuar nga Telegraf-i, dyshimin, se serbët nuk luftuan “gjoks më gjoks” vetëm kundër terroristëve të UÇK-së, por edhe kundër forcës më të madhe ushtarake në planet, e dëshmon edhe ambasadori i ShBA-ve në Prishtinë, Filip Kosnet, përcjell Bota Sot.

Në anën tjetër, sipas Vladimir Lazareviq, në Kosovë kanë marrë pjesë rreth 500 ushtarë amerikanë, dhe se gjysma e tyre janë kthyer “në sëndukë”, në Amerikë.

Zgjidhja e miteve

Me pranimin e Kosnett, u rrëzua miti se ata nuk ishin të gatshëm që, në betejat tokësore, të vriten për Kosovë, dhe se janë përcaktuar vetëm për bombardimet e NATO-s, prej nga dolën pa viktima. Gazeta konstaton se, me kohë do të vërtetohet se ata kanë marrë pjesë në betejat e Koshares dhe të Pashtrikut, dhe sipas bashkëbiseduesve, gjysma nga 500 amerikanët, nuk janë kthyer në ShBA.

“Ushtarët amerikanë nuk kanë luftuar, e disa edhe vrarë, që të krijohet “Serbija e madhe” apo “Shqipëria e madhe” në Ballkan. Kosova ka dobi nga ajo që është multietnike, multifetare, dhe trgimet për “Shqipërinë e madhe”, ose “Serbinë e madhe” në Ballkan, do të ishtin dorëzim dhe mossukses, dhe nuk janë përgjigje për problemet e këtyre vendeve dhe rajonit”, citohet të ketë thënë Kosnett.

Gjenerali serb, në pension, Vladimir Lazareviq, komandanti i dikurshëm i korpusit të Prishtinës, dhe i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, thotë se kjo është “maja e iceberg-ut”, dhe se e vërteta e luftës në Kosovë, dhe rolit të ushtarëve amerikanë, po bëhet gjithnjë më e thellë.

“kjo që Kosnett ka treguar, është vetëm një pjesëe së vërtetës, rreth rolit të ShBA-ve. Amerikanët, me vite të tëra, kanë trajnuar forcat terroriste të armatosura, për shqiptarët, dhe pastaj, disa vite para 1999-tës, përgatitën perëndimin, për rrëmbimin e një pjese t ëSerbisë. Ne, që atëherë ishim në front, jemi dëshmitarë se, nga 9 prilli 1999, kanë tentuar që, nga Shqipëria, të thyejnë kufirin e gjatë 251 kilometra, duke ushtruar sulme me raketa, nga ajri, por edhe sulme tokësore. Këtu, përveç shqipëtarëve, kishte edhe italianë, francezë,....por edhe amerikanë, ...dhe, oficerët e NATO-s, i kanë komanduar këto aksione”-thotë Lazareviq.

Plani i Pentagonit

Përveç kësaj, sipas Lazareviq, edhe aksioni i mëvonshëm në Pashtrik, u planifikua në Pentagon.

“Për këtë qëllim, ata sollën në Shqipëri rreth 400-500 ushtarë amerikanë, përfaqësues të së ashtuquajturës Brigada e Atlantikut”. Para arritjes, paraprakisht ata e kishin rreshtimin në Uashington. Detyra e tyre ishte, të marrin pjesë në sulmet përfundimtare, përmes Pashtrikut, në drejtim të Prizrenit. Një numër jo i vogël syresh, ranë në betejat tokësore. Gjysma e tyre nuk u kthyen më. Ata u kthyen në arkivole, e atëherë kishte mjaftë fluturime speciale, për këtë qëllim”-trgon Lazareviq.

Mbështetja logjistike, dhe në artileri

Lufta në Kosovë ka zgjatur që nga 22 prilli i vitit 1996, dhe me fillimin e bombardimeve të NATO-s, ka hyrë në fazën finale. Kullat e vrojtimit, “Koshare” dhe “Gorozhup”, në bjeshkën e Pashtrikut, kanë qenë kryesore, në mbrojtjen tokësore të RSFJ-së së atëhershme.

Pas dështimit të ofensivës në Koshare, Pashtriku bëhet caku kryesor i separatistëve shqiptarë dhe mentorëve të tyre. Qëllimi ishte që, aty të thyhet Ushtria Jugosllave. Beteja e Pashtrikut, me operacionin “Shigjeta”, ka zgjatur nga 26 maji deri më 10 qershor 1999, kur ka përfunduar lufta. Gjatë gjithë kohës së luftës, shqiptarët kishin mbështetje logjistike dhe në artileri, nga armata e Shqipërisë, NATO, e siç mësohet tani, edhe nga ushtria e ShBA-ve.

Pranimi historik

Koloneli në pension, i shërbimit të kundër-zbulimit (KOS), Luban Karan, thotë se, dikush i mençur, e ka vërejtur lojën e fjalëve, të Kosnett, me çka u vërtetua thënia e urtë popullore, “nuk do gjuha, por e drejta”.

“Pasiqë, deri tani kanë pohuar se asnjë pilot i tyre nuk është vrarë, dhe se vetëm kanë sulmuar nga ajri, atëherë logjikisht, me ose pa dashje, Kosnett ka pranuar se ushtarët amerikanë, janë vrarë në Kosovë, si ushtri tokësore, gjatë sulmit tokësor në Serbi. Ky është pranim historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat