Janjiç: Ky vit nuk është vit i dialogut – fushata në Prishtinë shterpe

Lajme

Janjiç: Ky vit nuk është vit i dialogut – fushata në Prishtinë shterpe

Nga: F.B Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:10
Dushan Janiç

Drejtori i Forumit për raporte etnike Dushan Janiç ka thënë se viti 2021 nuk do të jetë viti i dialogut, ndërsa fushata parazgjedhore në Kosovë duket shterpe, sepse në mungesë të temave kryesore po i iket retorikës së madhërimit të UÇK-së dhe ikjes së “ përqendrimit rreth Serbisë”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me pyetjen nëse fushata në Kosovë kalon në shpërndarjen e frikës nga Serbia, ai për Tanjug tha se krahas disa temave tjera kjo nuk është tema kryesore.

“Disa në Kosovë shfrytëzojnë tema nga e kaluar dhe të ‘pastrohen’, ata janë ata që kanë pasur probleme me krime lufte, për mossukseset, për marrëveshjen e Uashingtonit apo frikën nga Serbia, por Serbia nuk është në fokus” tha ai.

Ndërsa deklarata e kryeministrit Hoti s epo bisedohet për njohje të ndërsjellë mes dy shteteve, Janjiç tha se kjo nuk paraqet asgjë të re.

Sipas tij ky vit nuk është vit i dialogut, pasi krijimi i qeverisë mund të zgjas deri në mars, pastaj vijnë zgjedhjet lokale, e pas tyre zgjedhjet në Serbi.

“Mendoj se viti 2021/2022. Nuk do ketë dialog serioz si jemi mësuar” tha ai.

Kjo do të thotë nuk do ketë iniciativë amerikano-evropiane që do kufizonte dialogun vetëm në aspektin politik.

“Fushata e shkurt dhe jo e zakonshme po zhvillohet nëpër shtëpi për të treguar pjesëmarrje të madhe, por ka shumë pak pjesëmarrës për shkak pandemisë dhe imazhit të ultë të politikanëve në Kosovë .Askush nuk merret me problemet jetësore sepse nuk kanë çka premtojnë” tha Janjiç.

Sipas është problematike ajo që bënë partia e Thaçit, dhe Haradinajt por edhe Vetëvendosja, “problematike është edhe tregimi i kryeministrit teknik Hoti ku përmendën “luftëra të ardhshme” dhe e gjithë fushat zhvillohet sa për të kaluar sa më parë.

Janjiç mendon se rezultati zgjedhor mund të jetë sikurse ai i zgjedhjeve të kaluara, ku Vetëvendosjes i jepet përparësi, por si qëndrojnë punët dallimi nuk do të jetë i madh.

Konsideroj se VV mund të marr më së shumti vota dhe mandate, pak më shumë se subjektet tjera, ku do ketë përsëri telashe me formimin e qeverisë.

“pres vështirësi e probleme për formimin e qeverisë, duke pasur parasysh përvojën me Vetëvendosjen dhe Kurtin si partnerët e koalicionit edhe bashkësia ndërkombëtare, ky subjekt do ketë vështirë të marr kryeministrin edhe nëse ka më së shumti vota”, tha Janjiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat