Lista Serbe është mburoja e vetme e projektit shqiptaro-madh të përndjekjes së serbëve në Kosovë, ndërkohë që kandidati i “Iniciativës Qytetare “Për Liri drejtësi dhe ekzistencë” Rada Trajkoviç dhe të ngjashëm si ajo me ata që mbështesin “Shqipërinë e Madhe” vlerësoi drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosove Petar Petkoviç, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.
“Përderisa serbët në Kosovë janë nën presion të madh dhe luftojnë për ekzistencën e tyre në krahinë jugore serbe, Trajkoviç tash as që e fsheh se ka favoritët e vetë kryesisht tek partitë shqiptare dhe punon hapur për to”, thuhet në kumtesë.
Petkoviç vlerësoi se ajo duke u udhëhequr nga “interesi i saj dhe zelli politik” dhe para fundit të zgjedhjeve ka paralajmëruar koalicion me Kurtin.
“Serbëve në Kosovë iu duhen përfaqësues të fuqishëm dhe beden para institucioneve të Prishtinës dhe jo ata që janë të gatshëm të lëshojnë pe për përfitime personale. Me lëvdata në llogari të Kurtit, Trakoviç padyshim bënë ofertë për bashkëpunim me njeriun që mbështet krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, ka thënë ai.
Ai shtoi se Trajkoviçit nuk i pengon që Kurti me pjesëtarët e armatosur të UÇK-së hyri në veri dhe provokoi popullin duarthatë.
“Për atë dhe të ngjashëm si ajo të dëshmuarit në LS janë problemi kryesor sepse përbëjnë beden ndaj projektit shqiptaro-madh dhe përndjekjes së serbëve nga këto hapësira”, tha Petkoviç.
Ai ftoi serbët që fuqishëm me vota të mbështesin LS në zgjedhje dhe të sigurojnë ardhmëri të mirë dhe dukuri të këtilla politike “paraqiten njëherë dhe dërgohen në pensione politike".
Më herët Trajkoviç akuzoi në Mitrovicë Listën Serbe për fushatë “ të ndotur” duke theksuar se kufizon lirinë e opsioneve tjera politike në bashkësinë serbe.
Ajo paralajmëroi se ky subjekt në listën e të cilës ndodhet do të bashkëpunoj me të gjitha opsionet politike që do zgjidhen nga shqiptarët dhe paralajmëroi krijimin e koalicionit me Vetëvendosjen e Kurtit.