Petkoviç e quan provokim në fund të fushatës, vendosjen e afishes së mbështetjes së UÇK-së

Lajme

Petkoviç e quan provokim në fund të fushatës, vendosjen e afishes së mbështetjes së UÇK-së

Nga: F.B Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 18:14
“Liria ka emër UÇK”

Në fund të fushatës parazgjedhore në Kosovë, në Çagllavicë afër Graçanicës dhe Prishtinës është vendosur një afishe e madhe në bilbord me emërtimin “Liria ka emër UÇK” që u cilësua provokim për serbët nga Petar Petroviç, koordinator i bisedimeve dhe drejtues i zyrës së ashtuquajtur të Kosovës, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, afishe dhe porosi të këtilla janë vendosur edhe në vende të ndryshme anekënd Kosovës.

"Një afishe e tillë me UÇK është vendosur në Çagllavicës, gjë që është e papranueshme dhe e rrezikshme, por jo edhe e papritur", u shpreh Petoviç.

“Jemi dëshmitarë që ditëve të fundit është shtuar radikalizmi dhe gara me retorikën ekstreme në llogari të Serbisë nga ana e përfaqësuesve shqiptar. Për fat të keq, përvoja na mëson se sulmet e tilla verbale përcillen me incidente, si ishte sulmi në familjen Jovanoviç, shkrimin e grafiteve për UÇK në shtëpinë e Krtoviç dhe shembjen e përkujtimit”, tha Petkoviç

Ai ka pyetur se kjo afishe a është porosi se serbët dhe joshqiptarët duhet të frikësohen për siguri edhe jetë, tash kur afrohet 17 shkurti i shpalljes së pavarësisë?

“Kërkojmë dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të sigurojnë paqe edhe siguri për të gjithë serbët dhe joshqiptarët, posaçërisht në ditët e ndjeshme të sigurisë që vijnë dhe të dëshmojnë në praktikë bashkëjetesën. Lus serbët, edhe pse nuk e kanë lehtë të përmbahen dhe të jenë të qetë para këtyre provokimeve, sepse shteti i tyre nuk do të lejojë përndjekjen të përsëritet asnjëherë tjetër”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat