Rashiq: Kam qenë i kërcënuar dhe sulmuar nga presidenti Vuçiq

Lajme

Rashiq: Kam qenë i kërcënuar dhe sulmuar nga presidenti Vuçiq

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq nga komuniteti serb, në këto zgjedhje garon me Iniciativën për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ai ka deklaruar në ktv në zgjedhjet e kaluara ka pasur kërcënime dhe sulme të shumta nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Rashiq ka thënë se pasur kërcënime edhe nga zyrtarët e Beogradit.

“Kushdo që nuk e voton Listën Serbe, do e humb socialin, ndihmën”, ka thënë Rashiqi, duke cituar Vuçiqin.

“Është dashur ta ndërrojmë formën dhe të dalim me njerëz të tjerë në këto zgjedhje. Arsyeja e dytë është, unë e kam një aktakuzë që më 8 maj kam votuar sa i takon privatizimit të hidrocentraleve. Unë më 8 maj s’kam qenë prezent fare. Kjo është vetëm një dyshim që s’ka qenë arsye ligjore, ka qenë arsye politike”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat