Gjorgjeviç i quan zgjedhjet në Kosovë jolegale, fton serbët të mos marrin pjesë dhe akuzon Vuçiqin se po punon për pavarësinë e Kosovës

Lajme

Gjorgjeviç i quan zgjedhjet në Kosovë jolegale, fton serbët të mos marrin pjesë dhe akuzon Vuçiqin se po punon për pavarësinë e Kosovës

Nga: F.B Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:51
Kreu i Lëvizjes “Çlirimi” Mlagjan Gjorgjeviç

Kreu i Lëvizjes “Çlirimi” Mlagjan Gjorgjeviç ka ftuar serbët e Kosovës që të bojkotojnë zgjedhje, që siç tha, janë jolegale për Kuvendin e Kosovës, ndërsa ftesën e presidenti të Serbisë Vuçiq dërguar qytetarëve të Serbisë për të votuar e quan “akt të turpshëm të tradhtisë”, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

“Këto janë zgjedhje lokale për (të ashtuquajturin) Kuvendin e Kosovës së pavarur, që Kushtetuta e Serbisë nuk e njeh. Por Vuçiq dhe regjimi i tij nga ndonjë shkak e pranojnë dhe hapur punojnë për vendosjen e pavarësisë së Kosovës”, thotë Gjorgjeviç.

Ai ftoi serbët që të bojkotojnë zgjedhjet në Kosovë si dhe serbët e zhvendosur nga Kosova në Serbinë qendrore, ndaj të cilëve këtyre ditëve po bëhet presion për të votuar.

“Qytetarëve duhet të ju jetë e qartë se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj zgjedhje krahinore, por për zgjedhje të Kuvendit të Kosovës së pavarur, të cilës nuk duhet dhënë mbështetje dhe legjitimitet”, tha ai.

Lideri i Lëvizjes “Çlirimi” sqaroi se bojkoti në të njëjtën kohë do të thozë “shkurtim i mbështetjes për kriminelët e Listës Serbe, që janë okupuar mjediset serbe në Kosovë dhe kanë vendos frikë-sundimin.

“Nga serbët pritet të dalin në zgjedhje dhe qorras të japin mbështetje LS, që atëherë shkon në Prishtinë në parlamentin ilegal ku ulen kriminel të luftës dhe së bashku të punojnë në pavarësinë e Kosovës”, tha ai duke shtuar se ftesa dhe organizimi i zgjedhjeve për “parlamentin e kuazi-shtetit në territorin e Serbisë”, është vepër penale kundër sovranitetit dhe ligjit penal.

“Vuçiq me këtë akt ka kryer vepër penale të pranimit të kapitullimit apo okupimit dhe vepër penale të rrezikimit të tërësisë territoriale, për çka parashihet burg. I rekomandoj Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve se tash apo më vonë do përgjigjen për këtë tradhti”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat