Vuçiq kërcënon Kosovën: Do të detyrohemi t’i përgjigjemi Prishtinës, që nuk do t’i pëlqejë

Lajme

Vuçiq kërcënon Kosovën: Do të detyrohemi t’i përgjigjemi Prishtinës, që nuk do t’i pëlqejë

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:53
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia posedon informata se shqiptarët dëshirojnë që Kosovën ta anëtarësojnë në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese dhe kjo do të dihet në muajin mars, nëse kjo ndodhë ai kërcënoi se do të detyrohen t'i përgjigjen Prishtinës, që sipas tij, nuk do t'i pëlqejë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Nëse është e vërtetë, kjo do të thotë se ata më nuk po respektojnë asnjë normë të marrëveshjes së Uashingtonit. Ne do të detyrohemi t'i përgjigjemi Prishtinës, e ajo përgjigje që nuk do të iu pëlqejë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se këta hapa nuk do t'i pëlqejnë Prishtinës, andaj iu lutem që mendojnë edhe njëherë.

"Nuk besoj se do ju pëlqejë tërheqjet e reja të njohjeve, e tash mund t'iu them se do të ketë tërheqje të reja”, tha ai.

Ai tërhoqi vërejtjen se “asnjë nënë nuk i dëshiron që fëmija t'i kthehet në sënduk” ,por kjo nuk do të thotë se vendi nuk është i fuqishëm.

"Nëse nuk duan të respektojnë atë, do përgjigjemi ashtu si bënë një shtet përgjegjës edhe serioz”, tha ai.

Ai uroi serbët për fitoren e dhjetë mandateve të Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Uroj popullin, shpresoj në këtë fitore, sepse na pret një periudhë e rëndë”, tha ai në TV Pink.

Duke komentuar të dhënat për fitoren e LS me 99,14 për qind në veri të Mitrovicës, aj tha se “Si është e mundur që Rada Trajkoviç nuk ka fituar? Duket se populli e di kush sa punon dhe kush punon për ta dhe interesin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat