Trajkoviç: Edhe serbët duhet të merrnin pjesë në ndryshimin që ndodhi në Kosovë

Lajme

Trajkoviç: Edhe serbët duhet të merrnin pjesë në ndryshimin që ndodhi në Kosovë

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:32
Rada Trajkoviç

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç ka deklaruar se fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare erdhi pas mbështetjes së grave dhe të rinjve, derisa shton se edhe serbët do duhej të merrnin pjesë në ndryshimet në Kosovë, siç premtoi Albin Kurti dhe LS i është e garantuar vendi në qeveri. Ndërsa ish-ministri për Kosovë Goran Bogdanoviç tha se fitorja e Vetëvendosjes nuk përbën befasi, ndërsa LS mund të nis zgjidhjen e shumë çështjeve në përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë dhe që nuk ndërlidhen me dialogun, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Zakonisht një rezultat kaq bindës del nga diçka e jashtëzakonshme nga e kaluara – e mbështetën gratë dhe të rinjtë”, tha Trajkoviç.

“Nuk më befason se shqiptarët nuk mbështetën UÇK, kjo tregon se shqiptarët janë të vetëdijshëm se duan drejtësi, pa marrë parasysh nga kush vjen ajo”, tha ajo, duke shtuar se në këtë fitore rol me rëndësi dhe kontribut ka dhënë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Të gjitha zgjedhjet janë luftë kundër krimit dhe problemeve ekonomike prandaj ”kanë dal kaq shumë njerëz në votime”, ndërsa duke u përgjigjur me krahasimin e krimit në Kosovë dhe Serbi, ajo tha se “në Serbi krimi është pak më i fortë”.

Lidhur me rezultatin e Listës Serbe (LS), që me gjasë ka siguruar 10 mandatet për Kuvend, Kushtetuta e Kosovës parasheh hyrjen në qeveri të serbëve dhe Kurti është i detyruar të bashkëpunojë me LS.

“LS do ketë të garantuar vendin në qeveri, ndoshta jo si pjesë e koalicionit, por pjesë e qeverisë” tha Trajkoviç, ndërkohë përkujtoi se për Kurtin dialogu me Serbinë është prioriteti i gjashtë.

“LS është e krijuar si projekt i bisedimeve, të përmbushë atë merren vesh në Bruksel dhe ata kanë pranuar dhe kanë dhënë njerëzit për përmbushjen e marrëveshjes”, tha ajo.

Sipas Trajkoviç prioritet i Kurtit është rregullimi i hapësirës në Kosovë dhe konfrontimi me krimin dhe nepotizmin, andaj mendoj se serbët duhet të jenë pjesë e koalicionit. Ndërsa në pyetjen nëse do pranonte post në qeveri po të kalonte pragun, ajo tha se në iniciativën e saj ka të rinj dhe do mbështeste të jenë pjesë e sistemit të Kurtit.

Bogdanoviç ka thënë se LS secilën fitore nga 2013 e ka shpall historike dhe tash suksesi i tyre është vendosur, sikur votimi ne kolona dhe presioni ndaj votuesve.

Ish-ministri nuk u pajtua me konstatimin se LS përbën unitetin e bashkësisë serbe, sepse unitet nuk do thotë që të gjithë të mendojnë njëjtë por me ide të ndryshme të bashkohen për qëllimin si ishte “kthimi” në 2001.

Ai ka vlerësuar se LS mund të hap shumë çështje që mund të përmirësojnë jetën e serbëve në Kosovë që nuk janë të ndërlidhura me dialogun dhe politikën e lartë, por ata nuk e bëjnë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat