Edhe Gjermania ia përmend Osmanit dialogun me Serbinë, e radhit si prioritet të institucioneve të reja

Lajme

Edhe Gjermania ia përmend Osmanit dialogun me Serbinë, e radhit si prioritet të institucioneve të reja

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:18
Frank-Walter Steinmeier dhe Angela Merkel

Ushtruesja e detyrës së presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar një letër urimi për pavarësinë e Kosovës nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në këtë letër përmenden marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Gjermanisë dhe progresi i Kosovës në procesin e integrimit në bashkësinë ndërkombëtare dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

Steinmeier në këtë letër ia ka përmendur Osmanit rëndësinë e rifillimit të dialogut vitin e kaluar midis Kosovës dhe Serbisë, duke ia bërë me dije se ky proces duhet të vazhdojë.

Gjithashtu, në këtë letër është rikonfirmuar përkrahja e Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha çështjet e rëndësishme.

Në anën tjetër, Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje pjesë e së cilës ishte edhe lista e Vjosa Osmanit ka deklaruar se dialogu nuk është prioritet i tij.

Kjo është letra e Steinmeier:

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat