Sherr mes të ftuarve në emision, nëna godet personin që dyshon se i rrëmbeu vajzën

Lajme

Sherr mes të ftuarve në emision, nëna godet personin që dyshon se i rrëmbeu vajzën

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 19:08
Momente tensioni karakterizuan emisionin e gazetares turke me prejardhje shqiptare Myge Anllë

Momente tensioni karakterizuan emisionin e gazetares turke me prejardhje shqiptare Myge Anllë, ku njerëzit drejtohen për të zbuluar fatin e të afërmve të tyre të zhdukur.

Kjo nënë goditi me këpucë njërin prej të ftuarve, një burrë të cilin e akuzon si të përfshirë në zhdukjen e të bijës 7 vjet më parë në rrethana misterioze kur ishte vetëm 18 vjeç.

Vajza e identifikuar si Gylshen Xhambaz ishte rikthyer tek e ëma për të jetuar pas vdekjes së bashkëshortit, por as hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë fatin e saj gjatë gjithë këtyre viteve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat