Berisha: Lista Serbe manipuloi edhe me komunitetin rom, pati orkestrim të votave

Lajme

Berisha: Lista Serbe manipuloi edhe me komunitetin rom, pati orkestrim të votave

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:16
Veton Berisha

Veton Berisha, kandidat për deputet nga komuniteti rom ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe për manipulim me romët në zgjedhje.

Berisha tregon se si një parti fantome ka marrë shumë vota në vendbanime me serbë.

‘’Nuk kam besuar se dikush do t’i manipulojë komunitetet. Është projektu një diçka mjaft mirë e mendume. Thuhet që është kriju një parti fantome, pa adresë e kryetar, të kaluar politike. Iniciativa Rome, e cila ka marrrë vota në vendbanime serbe’’, thekson ai në një debat.

‘’Është orkestrim i votave, ndikimi nga Serbia. Është orkestrim i përbashkë me Listën Serbe’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat