Rusia kërkon të mos bëhet presion për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Afatet janë destruktive

Lajme

Rusia kërkon të mos bëhet presion për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Afatet janë destruktive

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Moska zyrtare po kërkon që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbsië mos të sforcohet për t’u arritur duke i vënë palët para afateve.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Ruse, Marija Zaharova, ka thënë se afatet e dhëna nga ndërkombëtarët janë destruktive dhe artificiale

“Ne besojmë se përpjekjet për të detyruar të ashtuquajturën normalizim përfundimtar të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës përshpejtohen nga disa afate artificiale – të cilat janë shkatërruese. Gjëja më e rëndësishme është të gjesh një opsion të qëndrueshëm  që ndër të tjera, është i pranuar nga publiku “, tha Zaharova.

Ajo tha se Rusia është e shqetësuar për atë që ajo e quan “retorikë radikale” pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Ne mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me qëllim të zgjidhjes së problemit të Kosovës nën kujdesin e Bashkimit Evropian, i cili duhet të kryejë me ndërgjegje dhe paanësi funksionet e tij të ndërmjetësimit, të cilat iu besuan asaj me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB”, tha Zaharova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat