Minatorët e Trepçës dhe Kishnicës hyjnë në grevë pasi nuk u dalin pagat

Lajme

Minatorët e Trepçës dhe Kishnicës hyjnë në grevë pasi nuk u dalin pagat

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Minatorët e Trepçës dhe Kishnicës kanë hyrë në grevë që nga dita e sotme.

Një nga minatorët, Flamur Imeri  ka thënë se arsyeja e grevës është mosmarrja e pagës së plotë për muajin e kaluar dhe paga e këtij muaji.

Imeri që është minator në Trepçë thotë se në muajin e kaluar kanë marrë 70 përqind të pagës ndërsa minatorët në Kishnicë nuk kanë marrë asnjë cent.

“70 përqind të pagës në muajin e kaluar e kemi marrë ndërsa për këtë muaj ende nuk kanë dalë pagat. Momentalisht në minierën e Trepçës jemi mbi 200 punëtorë të ndërrimit të parë që kemi ndërprerë punën”.

“Minatorët e Kishnicës nuk kanë marrë fare pagën e muajit të kaluar e as të këtij muaji për atë edhe ata kanë ndërprerë punën”.

Imeri mes tjerash deklaron se nuk kanë marrë ndonjë datë se kur do u dalin pagat teksa shtoi se grevën do e vazhdojnë derisa t’i marrin ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat