Si iu kthye vota një mërgimtari, zarfi i tij as nuk ishte hapur

Lajme

Si iu kthye vota një mërgimtari, zarfi i tij as nuk ishte hapur

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:39
Zarfi i tij as nuk ishte hapur

Për çdo proces zgjedhor diaspora është mjaft aktive me votim.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit votuar mijëra mërgimtarë, por votimi me postë solli edhe ankesa të shumta.

Një qytetar ka shpërndarë një fotografi në Facebook, ku ka bërë të dikur se vota e tij e dërguar me postë është kthyer.

“Nuk është hapur zarfi i dërguar në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, është kthyer vota ime”, ka shkruan ai, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë, ku janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime.

Ndërkohë që zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se janë pranuar rreth 53 mijë e 600 zarfe të ardhura nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat