Si i treguan nënës së Ramushit se djali iu vra, rrëfimi i saj përloti Kosovën

Lajme

Si i treguan nënës së Ramushit se djali iu vra, rrëfimi i saj përloti Kosovën

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:16
Ramush Haradinaj dhe nëna e tij

Një rrëfim emocional e mes lotësh ka bërë, nëna Rukë Haradinaj, e njohur ndryshe si nëna e djemve heronj të Kosovës. Ajo ka treguar momentin se si mori lajmin se djali, Luani kishte ndërruar jetë pas plumbave që kishte marr nga beteja me ushtrinë serbe.

Në vijim u sjellim rrëfimin e saj të plotë:

E hetova se diçka kishte ndodhë, por nuk po më tregonin, deshën të më jepnin një ineksion, por s'e kuptoja përse.

Shkëlzeni më mbajti për dore, u ula në korridor e i thashë: Djali jem, pashë gjinin që t'a kam dhanë, kallzom çka na ka gjetë..

E kapi kryet me dorë e tha: Nanë n'a është vra Luani, po mos kajë, se na e kanë vra serbët.

Kush nuk ma ka ndí zanin, sikur me m'pas thanë u martu.

Të nesërmen kur jam çu në mëngjes, pashë që i prejshin lopët, eh aty kam kajtë. Thash me veti në vend që sot t'ia marrim nusen, ai qenka varrosur.

Luani m'thojke;

Nanë, çkado që bahet, ti lot mos derdh, se nuk duhet. Unë jam si bryma para diellit, sot jam, nesër s'jam.'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat