Ky është 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kijevë

Lajme

Ky është 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kijevë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:58
Pamje nga aksidenti

I riu 22-vjeçar, Bledar Mustafaj, nga komuna e Klinës, është viktima e aksidentit të djeshëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Kijevë.

Ai do të varroset sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit Jashanicë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, tha të enjten se nga ky aksident mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

Gjurkaj po ashtu bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira pesë automjete civile.

“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka (drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, tha Gjurkaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat