Në çfarë kushte jetojnë të akuzuarit në Hagë dhe sa para kanë në llogari?

Lajme

Në çfarë kushte jetojnë të akuzuarit në Hagë dhe sa para kanë në llogari?

Nga: F.B Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:46
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi

Ish-pjesëtarët e UÇK-së të akuzuar për krime lufe, të cilët janë të vendosur në burgun "Haglanden" jetojnë në kushte mjaftë të mira aty.

Të burgosurit, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa si dhe Nasim Haradinaj e Hysni Gucati kanë të drejtë për fitnes, bibliotekë, lutje në dhomë të veçantë, shëtitje në oborr dhe në kushte të posaçme, ndërsa në llogari mund të kenë deri 1 mijë e 500 euro, shkruajnë mediat serbe, përcjell gazeta “Bota sot”.

Të burgosurit nuk kanë të drejtë të kenë para të gatshme, me para përmes llogarive mund të blejnë gjëra të nevojshme në shitoren e burgut, por edhe jashtë nëse marrin leje, por edhe të paguajnë pastrimin kimik dhe thirrjet telefonike.

“Vizitorët mund të kryejnë pagesa me para të gatshme, ndërsa për pagesa mbi 500 euro është e nevojshme leja e veçantë e drejtorit. Nëse i burgosuri dëshiron të jap para të gatshme nga llogaria e vetë në llogari të djalit apo gruas, duhet të paraqes lutje me shkrim. Në rast se merr miratim, tërheq mjetet dhe i dorëzon vizitorit gjatë braktisjes së objektit, thuhet në rregulloren që parasheh që i burgosuri mund të paguajë “cimerit” të vetë shumën maksimale deri 150 euro.

Të burgosurit kanë të drejtë t’i vizitojnë, bashkëshortja, partneri apo fëmijët, mund të qëndrojnë deri 3 orë një herë në tre muaj. Kur vijnë mysafir, të burgosurit mund të i shërbejnë me ushqim e pije, por mund edhe të luajnë ndonjë lojë shoqërore, bie fjala me letra.

Kur bëhet fjalë për veshjet, të burgosurit nuk mund të bartin gjëra me shenja qofshin politike, ushtarake, të ndaluara apo që diskriminojnë apo fyejnë.

Në ajrin e pastër në oborr, mund të kalojnë së paku një orë në ditë, kanë sallën e sportit. Mund të huazojnë njëherë në javë libra në bibliotekë, por mund të sigurojnë me shpenzimin e vetë edhe për gazeta dhe mjete shkrimi.

I burgosuri mund të përdor duhanin në qeli përderisa dera mbahet e mbyllur, ndërsa në oborr gjatë shëtitjes duhet të ketë kujdes ku hedh mbetjet, i burgosuri mund të ketë një ‘boks’ cigare.

Të gjitha rregullat janë të rregulluar sipas rregullore së shtëpisë në objektin e mbajtjes, i burgosuri mund të ankohet nës konsideron shkelje të drejtave.

Në këto hapësira të burgut ishin edhe të akuzuarit para Tribunalit të Hagës nga ish-Jugosllavia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat